Podrimja, Ali: Fajtor është shqiptari
Fajtor është shqiptari (Albanian)Fajtor eshte shqiptari qe merr fryme e ec ne dy kembe
Une qe pi medikamente per qetesim e tere kohen gjuaj miza ne Nevojtore
Fajtor eshte shqiptari qe shkrryen gruan e vet e familjen time shqeteson
Mollen qe s’e arrin dora ime ne degen me te larte me fjale te vdekura qe mbush
Fajtor eshte shqiptari qe s’ekzistojne me shume Turqi me shume Amerika Norvegji
Gulagu qe eshte aq larg
Qe me zgjidhen e me leshuan te nuhas pas tij A nuhatet vdekja
Fajtor eshte shqiptari me shume qe nuk ha e nuk fus gjume ne sy
Kanalizimi yne qe plasi e Katakombet e Ballkanit u rrenuan
Fajtor eshte shqiptari qe vizaton fytyren e vet nen hene e thyen dritare e trazon ujin e ndote qe flet shqip qe ha shqip qe dhihet shqip
Fajtor eshte shqiptari shqiptari eshte fajtor per te gjitha reniet e mia
Edhe per dhembin tim te prishur edhe per buzeqeshjen time te ngrire prandaj prandaj PLUMB
Ha ha ha ha ha ha
Fale te qofsha Zoti im
|