This website is using cookies

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue without changing your settings, we'll assume that you are happy to receive all cookies on this website. 

The page of Hanxhari, Mihal, Albanian biography

Image of Hanxhari, Mihal
Hanxhari, Mihal
(1930–1999)

Biography

Mihal Hanxhari u lind më 1930 në Kentaki (SHBA) dhe u rrit në Tiranë. Studimet e mesme i kreu në gjimnazin e Tiranës, ndërsa të lartat në Universitetin e Budapestit. Në vitet ‘60-‘75 kryen një punë të shquar për ngritjen në nivele evropiane të bibliotekës së Universitetit të Tiranës. Në vitet ‘94-‘95 mban leksione në Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris. Mihal Hanxhari për shumë vjet me radhë pati shkruar një numër të madh poezish, prozë dhe përkthime, të cilat u gjetën pas vdekjes së tij në qershor të 1999, që u botuan nga familjarët dhe shokët. Ato përbëhen nga dy vëllime me poezi, tri vëllime me proza poetike dhe gjashtë vëllime me përkthime të poetëve të mëdhenj botëror, si: Shakespeare, Tagore, Wild, Baudelaire, Gide etj. Kritikët shqiptarë e kanë vlerësuar lartë këtë krijimtari. Këto vlerësime janë botuar në një vëllim të veçantë të titulluar: “Mihal Hanxhari. Njeriu dhe vepra”.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Mihal_Hanxhari

(Editor of this page: P. T.)

Literature ::
Translation ::

minimap