This website is using cookies

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue without changing your settings, we'll assume that you are happy to receive all cookies on this website. 

Asdreni: Betimi mi flamur

Portre of Asdreni

Betimi mi flamur (Albanian)

Himni i Flamurit

 

Rreth flamurit të përbashkuar,

me një dëshir' e një qëllim,

të gjith' atij duk' ju betuar,

të lidhim besën për shpëtim.

 

Prej lufte veç ay largohet,

që është lindur tradhëtor,

kush është burrë nuk frikohet,

po vdes, po vdes si një dëshmor!

 

Në dorë armët do t'i mbajmë,

të mprojmë atdhenë më çdo kënt,

të drejtat tona ne s'i ndajmë;

Këtu armiqtë s'kanë vënt.

 

Se zoti vetë e tha me gojë

që kombe shuhen përmi dhé,

po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

 

O flamur, flamur, shenj' e shenjtë,

te ty betonemi këtu,

për Shqipërin' atdhen' e shtrenjtë,

për nder' edhe lavdimn' e tu.

 

Trim, burrë quhet dhe nderohet,

atdheut kush iu bë theror;

Për jet' ay do të kujtohet

mi dhét, mi dhét si një shenjtor!



Uploaded byP. T.
Source of the quotationhttps://ateistet.org

Related videos


minimap