This website is using cookies

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue without changing your settings, we'll assume that you are happy to receive all cookies on this website. 

Kuteli, Mitrush: Baltës shqiptare

Portre of Kuteli, Mitrush

Baltës shqiptare (Albanian)

Të dua, baltë shqiptare!

të dua

egërisht,

dëshpërimisht -

si ujku pyllin,

si vala valën,

si balta baltën!

 

Se gjer mbi gju

jam brenda teje;

se lerë kam këtu

si ati,

gjyshi,

stërgjyshi.

 

Të dua, baltë shqiptare

se gjer mbi bel

dhe përmbi bel

jam brenda teje –

a s’dal dot,

se s’dua!

 

Se ti më lidh

e më mban:

Me mjaltë

e me pelin!

 

Se vdekur ka,

këtu,

dhe Nëna,

dhe Baba,

e Gjysh – stërgjyshi!

 

Të dua Baltë shquiptare,

magistrae,

e ëmbël

si vetë vdekja!

 

Se thellë jam këtu,

brenda teje:

gjer mi gju,

gjer mi bel

e gjer mi krye.

 

Dhe dua fort të dehen

të prehem,

(Ah, që tani!)

brenda teje.

 

Të të pushtoj

i dëshpëruar;

Të të shtrëngoj,

të më shtrëngosh:

egërsisht!

dëspërimist!

a të më tretësh

si gjysh – stërgjysh

e si po tret

ah! zemërmadh

e flokë – bardhë

e trup – zhuriturin

Babanë!

 

Të dua, Baltë shqiptare,

magjistrae:

ti mjaltë a ëmbël, -

pelin e hidhur.

Të dua:

egërsisht,

dëshpërimisht,

si ujkun pyllin,

si vala valën

si balta baltën!



Uploaded byP. T.
Source of the quotationhttp://www.portashqipe.com

minimap